Flash

Zbardhen 4 raste vjedhjesh në Tiranë, vihet në pranga 25-vjeçari

Lapsi.al 20 March 2023
Zbardhen 4 raste vjedhjesh në Tiranë, vihet në pranga

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi policia e Tiranës ka zbardhur 4 raste vjedhjesh të monopatinave dhe biçikletave.

I arrestuari është shtetasi F.Gj, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi M.Xh, 30-vjeç, banues në Kurbin.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

▫️Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Similar”. Zbardhen 4 raste të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

▫️Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin policor të koduar “Similar” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI