Flash

Veprimi i Elon Musk kundër gazetarëve

Lapsi.al 20 March 2023
Veprimi i Elon Musk kundër gazetarëve

Elon Musk ka deklaruar se Twitter tani do t'u dërgojë të gjithë gazetarëve një emoji automatike kur ata bëjnë një kërkesë për shtyp në platformën e mediave sociale. Miliarderi postoi në Twitter politikën e re, duke thënë se "[email protected] tani automatikisht përgjigjet me (emoji)." Një email i dërguar nga The Independent në ekipin e shtypit në Twitter të dielën mori menjëherë një emoji (poop) në këmbim.

Tweet-i ishkaktoi një trazirë të qeshura në platformën. Nga kontrollimi dhe konfirmimi i përgjigjes në Twitter deri te krijimi dhe shpërndarja e memeve për incidentin; seksioni i tij i retweet-it ishte i mbushur me emoji të qeshura.Ndërsa shumica e morën këtë si një lëvizje të çuditshme por argëtuese, disa u ofenduan dhe pyetën: "A keni menduar të rriteni?" Një përdorues tjetër e tallte Musk duke thënë: "Është fantastike që po dërgoni një prospekt të kompanisë me çdo kërkesë për shtyp".

Nuk është hera e parë që Elon përdor publikisht emoji. Korrikun e kaluar, Twitter citoi postimet e milirderit, duke përfshirë një emoji të vetme, si dëshmi se ai kishte përçmuar kompaninë pasi u përpoq pa sukses të tërhiqej nga blerja e saj./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/03/02/twitter-lancon-politiken-e-re-kunder-fjaleve-te-dhunshme/

Të këshilluara

Ilir Shaqiri, pjesë e reality show në Itali

Ilir Shaqiri ka zbuluar së fundmi detaje nga jeta e tij profesionale. Gjatë një interviste për  “Më prit në fundjavë”, Ilir  tregoi se do jetë pjesë e “Isola de...

13:51

Ndahet nga jeta aktori i "John Wick"

Aktori i "John Wick", Lance Reddick ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e tij për Variety. Trupi i Reddick u zbulua në sh...

11:14

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI