Flash

Urdhër-arresti për Putinin, Kremlini: Është i qetë, vazhdon punën si zakonisht

Lapsi.al 20 March 2023
Urdhër-arresti për Putinin, Kremlini: Është i qetë,

Kremlini e ka marrë me qetësi me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, tha përfaqësuesi i shtypit Dmitry Peskov.

“Asgjë e mirë dhe thelbësore nuk do të vijë prej saj,” tha Peskov, duke shtuar se presidenti rus vazhdon të punojë me qetësi.

“Po e marrim me qetësi, duke dokumentuar gjithçka me kujdes dhe duke vazhduar punën. Presidenti vazhdon të punojë, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Peskov kur u pyet se si reagoi Putin ndaj vendimit të Gjykatës.Gjykata Ndërkombëtare Penale, juridiksionin e së cilës Rusia nuk e njeh, më 17 mars lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e fëmijëve Maria Lvova-Belova.

Gjykatësit vendosën se ata janë “përgjegjës për një krim lufte”, që, sipas ICC-së, është dëbimi i paligjshëm i fëmijëve nga territori i Ukrainës që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Ndërkohë, Bashkimi Europian mbështeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për Putinin.

Të këshilluara

Kina: SHBA po fiton para nga lufta në Ukrainë

SHBA e ka cilësuar krizën në Ukrainë si një mundësi për të fituar para dhe vazhdon t’i hedhë benzinë ​​zjarrit, duke korrur fitime të mëdha për sektorët e saj u...

11:18

Tërmet në Ekuador, shënohen viktima

Një tërmet me magnitudë 6.9 Rihter ka shkundur mesditën e së shtunës Ekuadorin duke shkaktuar të paktën 4 viktima dhe dhjetëra të lënduar. Sipas të dhënave nga ...

22:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI