Flash

Shqipëria e treta në botë për rreziqet fiskale nga kontratat koncesionare PPP

Lapsi.al 20 March 2023
Shqipëria e treta në botë për rreziqet fiskale nga kontratat

Shqipëria renditet e treta në botë pas Brazilit dhe Perusë për rreziqet fiskale, që burojnë nga ndërprerja e kontratave koncesionare me Partneritet-Publik-Privat (PPP) analizon një studim i fundit i Bankës Botërore “Zbutja e rreziqeve nga llogaritë jashtë treguesve fiskale”.

Banka vë në dukje se nga vendet në studim rreziqet fiskale nga ndërprerja e hershme e PPP-ve aktive janë më të lartat në Brazil, Peru dhe Shqipëri me referencë vitin 2020.

Rreziqet fiskale nga portofoli i PPP-ve llogaritet nga 0.87-2.78 për qind e PBB-së në Brazil, 0.44-1.19 për qind në Peru dhe 0,44–1,17 për qind në Shqipëri.

Banka Botërore këshillon se këto shifra përfaqësojnë shumën, se sa për qind të PBB-së e vitit 2020, qeveritë duhet të lënë mënjanë sot si një fond emergjence për të mbuluar humbjen maksimale të pritshme gjatë gjithë periudhës së kontratave.

Ndërprerjet e parakohshme të PPP janë më të rralla se rinegocimet, por kostot e tyre fiskale priren të jenë më të mëdha. Në Meksikë, anulimet e rrugëve me pagesë krijuan një kosto të konsiderueshme për thesarin dhe ndikuan në rritjen e borxhit me 1.6 për qind të PBB-së në 1997.

Sakaq qeveria në Indi pagoi 2.4 miliardë dollarë për projektin e anuluar të energjisë “Dabhol” në vitin 2001.

Banka Botërore vlerësoi rrezikun e kontratave koncesionare PPP nëpërmjet tre skenarëve, të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Në skenarin e ulët, qeveria mbulon 79.3 për qind të borxhit të PPP-së rast përfundimi të parakohshëm. Në këtë rast qeveria nuk mbulon humbjen e kapitalit të privatit, por vetëm kapitalin e vet në PPP.

Në skenarin e mesëm, qeveria mbulon të gjithë borxhin dhe kapitalin privat, duke garantuar kështu financimin total të projektit. Vlera është e barabartë shumën e investimit të akumuluar në PPP.

Në skenarin e rrezikut të lartë qeveria e kompenson privatin për 150 për qind e kapitalit që investoi në projekt, në përputhje me kushtet e kontratës të përdorura në disa vende, si India.

Banka botërore sugjeron se Shqipëria duhet të ruajë një kontigjencë në buxhet me vlerë 1.1 të PBB-së për të mbuluar problemet që mund të vijnë nga ndërprerjet e parakohshme të kontratave koncensionare me PPP.

Fondi i kontigjencës duhet të rishikohet çdo vit edhe në varësi të përfundimit të kontratave. / Monitor

Të këshilluara

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky takim u mbajt në...

22:25

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI