Flash

Qeveria franceze u mbijeton 2 mocioneve në parlament

Lapsi.al 20 March 2023
Qeveria franceze u mbijeton 2 mocioneve në parlament

Qeveria franceze i ka mbijetuar me një rezultat të ngushtë një mocioni mosbesimi që u pasua nga reforma e rritjes së moshës së pensionit në 64 vjeç. Mocioni i paraqitur nga deputetët e qendrës mori 278 vota pro, duke mos arritur 287 votat e nevojshme. Nëse do të kishte qenë i suksesshëm, Presidenti Emmanuel Macron do të duhej të emëronte një qeveri të re, ose të thërriste zgjedhje të reja.

Një mocion i dytë i mosbesimit, i paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë të Frontit Nacional të Marine Le Pen, gjithashtu nuk kaloi. Tashmë të dyja mocionet kanë dështuar dhe projektligji për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 do të bëhet ligj.

Mocioni i parë, i cili pati mbështetjen e disa partive të majta, duke përfshirë Partinë e Gjelbër dhe Partinë Socialiste, ishte i vetmi që mund të kishte sukses. Mocionet u ngritën pasi kryeministrja Elisabeth Borne përdori nenin 49:3 kushtetues për të kaluar ligjin e pensioneve pa e hedhur në votim javën e kaluar. Që nga ai moment, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Francës në protesta.

Debati i tensionuar filloi në orën 16:00 në Asamblenë Kombëtare ku anëtarët e opozitës bënin zhurmë dhe tallnin kryeministren Borne kur ajo doli në podium. Kryeministrja tha se qeveria “asnjëherë nuk ka shkuar dot aq larg për të gjetur një kompromis” për miratimin e ligjit.

Boris Vallaud nga Partia Socialiste, i cili mbështeti mocionin e mosbesimit i bëri thirrje qeverisë të "tërheqë" reformën jopopullore të pensioneve ose "ta hedhë atë për votim në popull”. Ai kritikoi gjithashtu reformën që po ndodh mes një krize të kostos së jetesës për francezët.

Macron ka argumentuar se popullsia e moshuar e Francës e bën skemën aktuale të pensioneve të papërballueshme. Por ky nuk është një mendim që ndajnë të gjithë në parlament. Partia Republikane ka 61 vende në Asamble dhe javën e kaluar kreu i tyre, Eric Ciotti, tha se nuk do të mbështeste mocionet e mosbesimit.

Ciotti tha se vendimi për të përdorur klauzolën kushtetuese ishte "rezultat i shumë viteve të dështimeve politike" që demonstruan "një krizë të thellë në kushtetutë" dhe se ai nuk besonte se mocioni i mosbesimit ishte zgjidhja. Vendimi për të përdorur nenin 49:3 ka zemëruar shumë në Francë. Protestuesit u përleshën me policinë në fundjavë. Mijëra njerëz ndezën zjarre në të gjithë vendin dhe disa hodhën fishekzjarrë ndaj policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protestë në Dibër kundër Skavicës

Dhjetëra banorë të Dibrës kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër hidrocentralit të Skavicës. Ata u mblodhën në zonën e Reçit, zona fundore e krahinës së Dib...

18:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI