Flash

Meta: Raporti i DASH konfirmon shqetësimet e ngritura nga opozita

Lapsi.al 20 March 2023
Meta: Raporti i DASH konfirmon shqetësimet e ngritura nga opozita

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me një postim në Facebook ka komentuar raportin e DASH që nxin qeverinë e Edi Ramës.

Meta shkruan se raporti i DASH konfirmon shqetësimet e ngritura me forcë nga opozita prej kohësh.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Përshëndes Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.

Raporti konfirmon shqetësimet madhore të ngritura nga opozita me shumë forcë dhe në vazhdimësi për shkatërrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, korrupsionin galopant në qeverisjen qendrore dhe lokale, dhunimin e sigurisë juridike për qytetarët dhe pronën, kapjen e gjyqësorit dhe pandëshkueshmërinë, presionin dhe shantazhin e jashtëzakonshëm të Qeverise ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Nënvizimi në Raport i rasteve flagrante si, afera e inceneratorëve, presioni ndaj deputetit të opozitës, Agron Shehaj apo shembja e paligjshme e "Prestige Resort" janë provë e vëmendjes së shtuar të SHBA ndaj situatës tepër kritike në Shqipëri.

Ndaj 14 maji është dita me e madhe dhe momenti më vendimtar për çdo shqiptar për rivendosjen e shtetit ligjor, barazisë përpara ligjit dhe votës së lire, të goditjes shumë të fortë dhe përfundimtare të korrupsionit dhe vjedhjes së Qeverisë, të rivendosjes së lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

#NdryshimMeCdoCmim

Të këshilluara

Protestë në Dibër kundër Skavicës

Dhjetëra banorë të Dibrës kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër hidrocentralit të Skavicës. Ata u mblodhën në zonën e Reçit, zona fundore e krahinës së Dib...

18:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI