Flash

Korçë, 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen

Lapsi.al 20 March 2023
Korçë, 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh

Një person me inicialet G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në Korçë. Motivet e dhunës nuk dihen ende. Pas ngjarjes 38-vjeçari është arratisur dhe policia e ka shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Protestë në Dibër kundër Skavicës

Dhjetëra banorë të Dibrës kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër hidrocentralit të Skavicës. Ata u mblodhën në zonën e Reçit, zona fundore e krahinës së Dib...

18:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI