Flash

Ilir Shaqiri, pjesë e reality show në Itali

Lapsi.al 20 March 2023
Ilir Shaqiri,  pjesë e reality show në Itali

Ilir Shaqiri ka zbuluar së fundmi detaje nga jeta e tij profesionale. Gjatë një interviste për  “Më prit në fundjavë”, Ilir  tregoi se do jetë pjesë e “Isola dei famosi”.

Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian. “Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“,zbuloi ai. Shaqiri doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh. Banori me të cilin u përball në finale, ishte aktori Donald Veshaj.

Kujtojmë se para pak kohësh, ai foli  gjithashtu për konkurrentin e këtij viti, Luis Ejlli duke krahasuar lojën e tyre.  “Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe pa i folur shumë. Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij. Ama, mendoj që ai ka një super-durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe do ta bëjë që të jetë on top. Ne na erdhi çdo gjë shumë natyrale, nuk u kacafytëm, nuk u masakruam që ditët e para sepse asnjëri prej nesh nuk njihte tjetrin dhe asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje. Këtë vit kanë ardhur më të përgatitur”./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "John Wick"

Aktori i "John Wick", Lance Reddick ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e tij për Variety. Trupi i Reddick u zbulua në sh...

11:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI