Flash

Ilir Shaqiri do e sfidojë veten në një tjetër reality show

Lapsi.al 20 March 2023
Ilir Shaqiri do e sfidojë veten në një tjetër reality show

Ilir Shaqiri do e sfidojë sërish veten në një tjetër reality show. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, na zbuloi se do ta shohim sërish në një reality show.

Iliri tregoi se do jetë pjesë e “Isola de famosi”. Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.

Kujtojmë se balerini doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh sfide. Banori me të cilin u përball në finale, ishte aktori Donald Veshaj, që po ashtu si Luizi, ishte një ndër më të përfolurit.

Të këshilluara

Veprimi i Elon Musk kundër gazetarëve

Elon Musk ka deklaruar se Twitter tani do t'u dërgojë të gjithë gazetarëve një emoji automatike kur ata bëjnë një kërkesë për shtyp në platformën e mediave soci...

15:26

Ilir Shaqiri, pjesë e reality show në Itali

Ilir Shaqiri ka zbuluar së fundmi detaje nga jeta e tij profesionale. Gjatë një interviste për  “Më prit në fundjavë”, Ilir  tregoi se do jetë pjesë e “Isola de...

13:51

Ndahet nga jeta aktori i "John Wick"

Aktori i "John Wick", Lance Reddick ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e tij për Variety. Trupi i Reddick u zbulua në sh...

11:14

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI