Flash

Armaldo flet pas eliminimit nga “BBV”: Nuk i mbaj mëri Luizit

Lapsi.al 20 March 2023
Armaldo flet pas eliminimit nga “BBV”: Nuk i mbaj mëri Luizit

Armaldo Kllogjeri i njohur ndryshe si 'Maestro' ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga "Big Brother Vip 2".  I ftuar në “Fun Club”, Maestro u shpreh se nuk e priste të shkonte kaq gjatë në lojë dh  deklaroi se po të mos ishte për dashamirësinë e Luizit dhe të Oltës, nuk do ta gjente veten në shtëpi.

“Unë nuk mendoj se do ishte frikë, ishte një tërheqje për të bërë më pas një lojë të ashpër ndaj Luizit dhe lojtarëve të tjerë. Unë nuk hyra në shtëpi për frikë, por për një eksperiencë ndryshe. Nuk e prisja, por me dashamirësinë që kishte Olta dhe Luizi, shkoi… Unë e kam thënë që nëse nuk do kisha Oltën dhe Luizin aty unë nuk e gjeja veten në “Big Brother” dhe nëse ata do të largoheshin, do të ikja edhe unë pas tyre,”tha ai.

Armaldo foli gjithashtu dhe për situatën me Luizin duke u shprehur se nuk i mban mëri dhe do jenë miq. "Ne po flasim në kuadër të lojës. Ky format është lojë. Por brenda lojës ka dhe moral. Unë Luizin e vlerësoj se si ka luajtur por e ka luajtur pak rëndë. I pabesë u tregua kur më tërhoqi në tualet dhe më nxori sërish në nominim. Unë i dhashë dorën për atë që bëri. Përsa kohë nuk shkel rregullat nuk kam çfarë them. Mik me Luizin kam qenë dhe do jem. E dimë se Luizi bën humor dhe kur Luizi më mori në tualet më tërhoqi me humorin e tij. Ne nuk kemi diskutuar asgjë”, shtoi tenori./Lapsi.al

Të këshilluara

Veprimi i Elon Musk kundër gazetarëve

Elon Musk ka deklaruar se Twitter tani do t'u dërgojë të gjithë gazetarëve një emoji automatike kur ata bëjnë një kërkesë për shtyp në platformën e mediave soci...

15:26

Ilir Shaqiri, pjesë e reality show në Itali

Ilir Shaqiri ka zbuluar së fundmi detaje nga jeta e tij profesionale. Gjatë një interviste për  “Më prit në fundjavë”, Ilir  tregoi se do jetë pjesë e “Isola de...

13:51

Ndahet nga jeta aktori i "John Wick"

Aktori i "John Wick", Lance Reddick ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e tij për Variety. Trupi i Reddick u zbulua në sh...

11:14

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI