Flash

Alibeaj merr zyra të reja: Të hapur edhe për kandidatët e Berishës

Lapsi.al 20 March 2023
Alibeaj merr zyra të reja: Të hapur edhe për kandidatët e

Enkelejd Alibeaj ka mbajtur sot konferencën e parë për mediat nga selia e re pas vendimit të Apelit për të mos e zgjidhur përfundimisht çështjen e logos së PD-së. Grupimi i drejtuar prej tij është vendosur në zyra të reja, ku sot ka mbajtur një mbledhje me deputetët që e përkrahin dhe kryesinë e grupit të tij. Mësohet se të pranishëm kanë qenë vetëm 16 deputetë të PD-së. Në mbledhje morën pjesë: Eralda Tase Bane; Orjola Pampuri; Dhurata Çupi; Zheni Gjergji; Ferdinand Xhaferraj; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Kreshnik Çollaku; Merita Bakiu; Enkelejd Alibeaj; Selaudin Jakupllari; Dashnor Sula; Arbi Agalliu; Lefter Gështenja; Andia Ulliri dhe Flamur Hoxha. Alibeaj deklaroi se këto zyra do të jeën të përkohshme.

“Këto janë zyrat e reja të përkohshme për zhvillimin gjatë situatës zgjedhore. Me daljen e vendimit të Apelit të mund të kërkohej funksionimi me gjithë elementët e PD-së dhe të kërkonim zyrat që ligjërisht i takojnë PD-së. Unë kam propozuar dhe kam gjetur mbështetjen në këtë qëndrim. Unë nuk i çoj demokratët prej emocioneve të tyre në konflikt apo përplasje. Nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do mbyllen. Unë besoj te shteti i së drejtës, meqë ajo gjykatë e ka dhënë atë vendim, ato zyra janë të demokratëve”, - tha Alibeaj.

Ai tha se forca e tij do të dalë me 61 kandidatë dhe se ata që janë zgjedhur nga Primaret e Berishës janë të ftuar t’i bashkohen PD-së së tij.

“Partia Demokratike s'ka si të ketë një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë në logo të tjera, PS apo PL, janë kampe të tjera. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t'i çosh në një parti që nuk ka ngjyrën dhe logon që kam unë pas, është e papajtueshme me pozicionin e PD-së.

Më pyetët për Berishën? E kam bërë të qartë një vit e gjysmë përpara, është një çështje identiteti e Partisë Demokratike. PD është një parti pro perëndimore, marrëdhëniet e saj me SHBA-të, Mbretërinë e Bashkiar dhe BE janë thelbi i kësaj partie. Kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi, për të bërë të mundur pasjen e një kandidati të demokratëve në mënyrë që të gjithë ata që janë kundër regjimit të Ramës, të kenë një alternativë.

Gjithmonë e kemi mbajtur dorën shtrirë ndaj kandidatëve. Për hir të një gjëje më të shenjtë, interesi publik dhe ai i demokratëve, për t'i vendosur një kufi këtij regjimi, është e arsyeshme të ndodhë kështu, një kandidat me moral rreth të cilit të përbashkohen të gjithë ata që duan ta shohin një orë e më parë të rrëzuar Ramën. Është e qartë besoj” – tha Alibeaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protestë në Dibër kundër Skavicës

Dhjetëra banorë të Dibrës kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër hidrocentralit të Skavicës. Ata u mblodhën në zonën e Reçit, zona fundore e krahinës së Dib...

18:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI