Flash

Urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Putinit, Vuçiç merr në mbrojtje presidentin rus

Lapsi.al 19 March 2023
Urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Putinit, Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “do të ketë pasoja të rënda politike” dhe do të shërbejë vetëm për të zgjatur luftën në Ukrainë.

Komentet e Vuçiçit vijnë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) të premten, për krime të dyshuara lufte.

Lexo më tej: Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arresti për Vladimir Putin 

Por Vuçiç, i cili më parë ka pasur lidhje të ngushta me Putinin dhe ka qenë kundërshtar i zëshëm i gjykatave ndërkombëtare për krimet e luftës, thotë se ky ishte një vendim i keq.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se urdhër-arresti “do të ketë pasoja të rënda politike” dhe tregon se “ka një ngurrim të madh për të folur për paqen (dhe) për armëpushimin” në Ukrainë.

“Pyetja ime është tani që e keni akuzuar për krimet më të mëdha të luftës, me kë do të flisni tani?”, shtoi zoti Vuçiç.

“A mendoni vërtet se është e mundur të mposhtet Rusia në një muaj, tre muaj apo një vit?”, tha më tej ai.

Presidenti serb tha se nuk ka “nuk ka dyshim” se qëllimi kryesor i Gjykatës (ICC) është të vështirësojë komunikimin për Putinin.

I pyetur nëse lideri rus do të arrestohej nëse do të vizitonte Serbinë, Vuçiç tha se është “një pyetje e kotë” pasi përderisa lufta vazhdon, “Putini nuk ka ku të shkojë”.

Serbia ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë gjatë gjithë konfliktit dhe është i vetmi shtet europian që nuk ka vendosur sanksione ndërkombëtare kundër Moskës.

Por ajo po kërkon gjithashtu anëtarësimin në BE dhe dje ra dakord të shkojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën pasi refuzoi të njohë shpalljen e pavarësisë së këtij shteti në vitin 2008, një refuzim që e ka bërë edhe Putini.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI