Flash

Sërish Majko ndryshe nga Rama: Vuçiç, gënjeshtar dhe dështak

Lapsi.al 19 March 2023
Sërish Majko ndryshe nga Rama: Vuçiç, gënjeshtar dhe
Tirana zyrtare nuk e la në heshtje atë që ndodhi në Ohër të Maqedonisë së veriut të shtunën që shkoi. Kryeministri Rama bëri sërish një nga ato komentet “as mish, as peshk” pa drejtuar gishtin se pse palët nuk hodhën firmën në dokumentin e dakordësuar. Dhe kjo ndoshta për të mos mërzitur, Aleksandër Vuçiç që doli hapur se nuk donte të firmoste marrëveshjen.   “Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit,” -  ka shkruar Rama. Më pas ai uroi pjesëmarrësit me dëshirën që marrëveshja të nënshkruhet së shpejti e të bëhet realitet ri. “Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,” - ka shkruar më tej kryeministri. Por ndryshe nga Rama, ish-kryeministri socialist Pandeli Majko është i drejtpërdrejtë. Ai shigjeton presidentin serb Aleksandër Vuçiç i përgjegjës së mungesës së firmës. Madje e quan atë gënjeshtar dhe dështak. “Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!…” – shkruan Majko. Kjo nuk është hera e parë që Majko del publikisht ndryshe nga Rama në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe raportet që Tirana duhet të mbajë me Prishtinën. ©LAPSI.al LEXO EDHE: Krahasimi/ Rama-Majko, dy qëndrime ndaj Vuçiçit për Kosovën

Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI