Flash

Qarkullonin me armë në makinë, 4 në pranga në Tiranë

Lapsi.al 19 March 2023
Qarkullonin me armë në makinë, 4 në pranga në

Katër persona janë arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit të koduar “Bridge” u arrestuan Adrian Vladi, Aleks Vajda, Festim Rrustemi dhe Bermis Gjana. Po ashtu, si provë materiale janë sekuestruar dy pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, një shpatë, 3605 euro, një automjet, si dhe 6 aparate celulare.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Bridge”. Qarkullonin të armatosur në një automjet, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, një shpatë, 3605 euro, një automjet, si dhe 6 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip “Mercedes Benz”, po qarkullonin persona të armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. V., 35 vjeç, A. V., 42 vjeç, F. Rr., 35 vjeç, dhe B. Gj., 22 vjeç, të katër banues në Durrës.

Në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F. Rr., dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. Gj., u gjet një shpatë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky takim u mbajt në...

22:25

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI