Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Marrëveshja e Ohrit/ Berisha: Vuçiç iu shmang sërish firmës

Lapsi.al 19 March 2023
Marrëveshja e Ohrit/ Berisha: Vuçiç iu shmang sërish

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një analizë të gjatë për takimin e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Berisha thotë se Vuçiç nuk pranoi të firmosë edhe pse Kurti bëri sërish lëshime duke pranuar asociacionin.

"Takimi shumë orësh i Ohrit perfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëllojë si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.

Në perfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai.

Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb.

Pra në Oher nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të së dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.

Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë" - shkruan Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI