Borrell: Kosova dhe Serbia kanë pranuar zbatimin e aneksit të marrëveshjes
Takimi që përfundoi në orët e vona të së premtes ishte si vijim i marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe ai kërkonte nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Në Ohër palët ranë dakord edhe për aneksin e marrëveshjes dhe rrugën që duhet ndjekur për zbatimin e saj. Duket se Albin Kurti ka bërë një tërheqje nga pozicionet e tij. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Borrelli tha pas takimit se Prishtina është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.Zyrtare/ BE publikon të plotë planin franko – gjerman për Kosovën dhe Serbinë;
I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai bëri një tërheqje duke theksuar se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”. Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet. Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë”, tha Vuçiq. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja. Borrell i bëri komentet pasi ndërmjetësoi një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell. Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Menjëherë pas lajmit se Albin Kurti e ka pranuar Zajednicën në Prishtinë pasoi një ortek kritikash kundër tij. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e quajti mashtrim epilogun e Kurtit në dialog si dhe humbje e një mundësie historike. Në anën tjetër nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku me ironi ka thënë se ushqimi i preferuar i luanit (Kurtit) janë qershiat. Analisti Astrit Gashi e ka quajtur dështim gjithë atë se çka ndodhi dje në Ohër. “Zhgënjim. Dështim. Turpërim!” – ka shkruar z. Gashi në profilin e tij në Facebook. Ai thotë se ka ndodhur thjesht ndërrimi i emrit të Asociacionit nga “Zajednicë” në “vetadministrim”. Në anën tjetër, sipas analistit Imer Mushkolaj, "i gjithë Ankesi i Zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, merret veç me një pikëtë marrëveshjes- themelimin e Asociacionit. Dështimi ka emër: Albin Kurti”, ka shkruar Mushkolaj. As ish-bashkëpunëtori i Kurtit dhe ish-kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka kursyer sarkazmën. "Bota është ironike. Sendin që e ke kundërshtu më së shumti ironia të shtin me implementu vetë. Por pervec këtyre ende insistoj që marrëveshja është e mirë dhe ka qenë e domosdoshme" ka shkruar ai. Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel palët kishin rënë dakord "për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë". Ky ishte ai që u quajt si neni i fmsham 7 i marrëveshjes së panënshkruar. Në aneksin e publikuar nga BE thujet se qeveria e Kosovës angazhohet për zbatimin e tij: “Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi artitjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përputhshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së.” Po ashtu, aty flitet edhe për një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja brenda 30 ditëve.Marrëveshja e Brukselit/ Rama i’a fut ‘tradhëtarit’ Kurti;
Por pavarësisht kritikave qeveria Kurti është mbrojrur se ajo nuk ka pranuar një asocacion të komunave serbe apo Zajednicë, por thjeshtë një nivel më të lartë vetë menaxhimi për serbët. "Vetmenaxhimi nuk është zajednicë as asociacion plus as vetëqeverisje e as autonomi. Edhe sonte u pa se Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecë përpara pa frikë e me vendosshmëri”, ka shkruar deputetja e shumicës Fitore Pacolli në Tëitter. Ndërsa qëndrimi i Vetëvendosjes është fokusuar në faktin se Vuçiç nuk ka pranuar të firmosë. Albin Kurti e ka kritikuar palën serbe se ka refuzuar të nënshkruaj propozimin europian, bashkë me aneksin e implementimit për të cilin u dakorduan në Ohër. Duket se mosnënshkrimi në Maqedoninë e Veriut ishte ajo çka i interesonte më së shumti Aleksandar Vuçiqit. Ndonëse e konfirmoi se ka marrëveshje, mediat që kontrollohen nga ai më së shumti i bënë jehonë faktit që Presidenti i Serbisë nuk firmosi asgjë. Ato cituan edhe Kurtin që tha se Presidenti serb nuk pranoi të firmos. S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe VuçiçTë njëjtën gjë pohoi edhe shefi i diplomacisë europiane posa doli nga negociatat 13 orëshe në Ohër. Ai tha se ka marrëveshje por se palët s’jane dakorduar për nënshkrim.
©Lapsi.al