Flash

Vuçiç i shqetësuar për urdhër-arrestin ndaj Putin: Dobëson Serbinë në negociata

Lapsi.al 18 March 2023
Vuçiç i shqetësuar për urdhër-arrestin ndaj Putin:

Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë.

Ai tha se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bën, si dhe ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë.

“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve.

Vuçiç ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë sot në Ohër.

“Po ju them se nuk do të nënshkruajë asgjë dhe ata nuk brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizim, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar më tutje presidenti serb.

Putin në një fjalim përpara qytetarëve tha se nuk do të nënshkruajë asgjë në Ohër. Dy liderët pritet që në takimin e radhës të gjejnë një dakordësi mbi implementimin e dokumentit evropian me 11 piak për normalizimin e marrëdhënieve. Vucic kërkon fillimisht asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të pranuar më tej propozimet që vijnë nga BE, për njohjen e simboleve shtetërore të Kosovës.

Të këshilluara

Fundjava rikthen motin e qëndrueshëm

Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë reliev...

08:36

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI