Flash

Putin viziton Krimenë në përvjetorin e aneksimit

Lapsi.al 18 March 2023
Putin viziton Krimenë në përvjetorin e aneksimit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur të shtunën në Krime. Ai ka mbajtur këtë vizitë për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të këtij gadishulli ukrainas. Televizioni shtetëror i ka publikuar disa pamje të Putinit, duke ecur me një grup zyrtarësh.

Guvernatori lokal, Mikhail Razvozhayev, ka thënë se Putin fillimisht është planifikuar që të marrë pjesë virtualisht në hapjen e një shkolle arti për fëmijë. Rusia e ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtu luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI