Flash

“Shikoja parakolpin”/ Pezullohet pas daljes së SMS-ve shefi i krimeve në Komisariatin 1

Lapsi.al 17 March 2023
“Shikoja parakolpin”/ Pezullohet pas daljes së SMS-ve shefi i

Komisar Rustem Dervishi, shefi për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1, në Drejtorinë Vendore të Tiranës është pezulluar nga detyra për një periudhë 30-ditore. Shkak u bë dalja e disa bisedave që ai kryen me efektivë të tjerë të policisë për një vajzë të shpallur në kërkim. Gjuha e përdorur prej tyre është konsideruar si e padenjë dhe mjaft seksiste.

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që s’ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën.

Pas daljes së bisedave ka reaguar Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që ka marrë masën ndaj Dervishit. Ai akuzohet për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së thotë se vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.

Një prej policeve që komenton tek "shefi" është edhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë. ©LAPSI.al

humbur

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI