Flash

SHBA i kërkon TikTok-ut të shesë aksionet ose të përballet me bllokim

Lapsi.al 17 March 2023
SHBA i kërkon TikTok-ut të shesë aksionet ose të

Administrata amerikane u ka kërkuar pronarëve kinezë të TikTok-ut që të shesin aksionet e aplikacionit, përndryshe rrezikojnë që të ndalohet në SHBA.

Kërkesa u bë nga Komiteti i Investimeve të Huaja në SHBA i udhëhequr nga Departamenti i Thesarit, njoftoi Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Sipas raportimit, kjo paraqet një “ndryshim të madh” në politikën e administratës amerikane kundër TikTok-ut.

Në raportim thuhet se 60 për qind e aksioneve të kompanisë pronare të TikTok-ut, ByteDance janë në pronësi të investitorëve globalë, 20 për qind janë në pronësi të punonjësve dhe 20 për qind në pronësi të themeluesve.

TikTok u përgjigj duke thënë se kërkesa për shitje nuk do të trajtojë rrezikun e perceptuar të sigurisë.

“Nëse synimi është mbrojtja e sigurisë kombëtare, shitja e aksioneve nuk e zgjidh problemin: Ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose qasjen”, tha në një deklaratë zëdhënësja e TikTok-ut, Brooke Oberëetter.

“Mënyra më e mirë për të adresuar shqetësimet në lidhje me sigurinë kombëtare është me mbrojtjen transparente në SHBA të të dhënave dhe sistemeve të përdoruesve amerikanë, me monitorim, verifikim dhe verifikim të fuqishëm nga palët e treta, të cilat ne tashmë po i zbatojmë”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar mbi raportimin.

Pasi u lançua në vitin 2016, aplikacioni për shpërndarjen e videove i cili është në pronësi kineze u bë shumë i popullarizuar në të gjithë botën, duke arritur në 755 milionë përdorues globalë në vitin 2022. Dy të tretat e adoleshentëve amerikanë janë aktualisht përdorues të TikTok-ut./ TCH

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI