Flash

Paga minimale 40 mijë lekë/ Rama: Nuk ka lidhje me fushatën, boll shfrytëzuat punonjësit

Lapsi.al 17 March 2023
Paga minimale 40 mijë lekë/ Rama: Nuk ka lidhje me fushatën, boll

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me sipërmarrësit privatë, ku deklaroi se duke filluar nga data 1 Prill, paga minimale në vend si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të bëhet 40 mijë lekë.

Në kuadër të kësaj, kreu i qeverisë theksoi se kjo rritje nuk bëhet për qëllime elektorale por sepse ka ardhur koha për t’u dhënë një shtysë qytetarëve.

““Sipërmarrja nuk mund të largohet nga Shqipëria, edhe pse punonjësit mund të largohen nëse janë të pakënaqur me pagat. Dilema është të rrojë apo të vdesë. Por është një dilemë e thjeshtë, të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të mbyllet. E zhvillojmë këtë dialog kundër shfrytëzimit të punonjësve. Ngaqë e dinë se s’do fitojnë, ofrojnë nënë dhe babë. Në prill paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Kjo nuk ka lidhje me fushatën.

Nuk kemi nevojë të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet. Është koha për ti dhënë bashkë një shtysë. Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se sa deklarohen. Avenir Kika e ka frikë ligjin si tiranas që është. Ai nuk ka pagë 40 mijë lekë të reja në sektorin e ndërtimit, se janë gënjeshtra. Sipërmarrësit kujtojnë se ia hedhin shtetit. Duke i marrë punonjësve sigurinë shëndetësore dhe për vilën e 6 mendojnë se do e kenë të sigurt të ardhmen, por jo se do ngelen pa punonjës. Punonjësit kanë nevoje që të ndihen të sigurt dhe për vetën dhe familjen. Nga ana tjetër është e pamundur që krahasimi të bëhet me pagat e Gjermanisë.”, u shpreh kryeministri Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI