Flash

Me shpejtësi skëterë 305 km në orë, policia ndalon “mbretin” shqiptar të Tik Tokut (FOTO)

Lapsi.al 17 March 2023
Me shpejtësi skëterë 305 km në orë, policia ndalon

Shqiptari i famshëm në Tik Tok, Aleks Visha është personi të cilit iu bllokua makina, pasi po qarkullonte me 305 km/h në tunelin e Kalimashit. Visha videon gjatë ecjes me shpejtësi të madhe e ka publikuar edhe në rrjete sociale. Pas publikimit të videos policia e ka identifikuar në bazë të pamjeve filmike dhe e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj tij u mor masa administrative 100 000 lekë të reja, ndërsa po ashtu iu bllokua “Ferrari”. ”Nuk kam qenë unë drejtues mjeti në videon që është publikuar”, është shkruar në fletën e gjobës. Aleks Visha konsiderohet edhe si “mbreti” i “Tik Tok” nga mijëra personat që e ndjekin në këtë rrjete sociale.

Njoftimi i policise

"Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi ALeks Visha.  Pas videos me 300 km/orë, Aleks Visha sfidon policinë gjatë shoqërimit, live në TikTok, me muzikë në sfond e duke tymosur. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip "Lamborghini" me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore."

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI