Flash

Luana Vjollca konfirmon ardhjen e formatit Love Island

Lapsi.al 17 March 2023
Luana Vjollca konfirmon ardhjen e formatit Love Island

Siç është raportuar prej pak muajsh, programi me famë botërore “Love Island” do vijë së shpejti për herë të parë në Shqipëri. Formati i “nxehtë” vjen nga Luana Vjollca.

Për ata që nuk e dinë, ky format bën bashkë një grup beqarësh në një vilë, ku zhvillojnë takime romantike me qëllim për të gjetur një partner. Ata që nuk arrijnë të krijojnë një çift rrezikojnë të eleminohen.

Përtej zërave, Luana nuk e kishte konfirmuar këtë gjë. Në episodin e fundit të “Zemër Luana” ajo u shpreh se do sillte diçka hot por pa e specifikuar.

Pritja ka marrë fund ditën e sotme. Në mediat sociale, moderatorja ka treguar se ndodhet në Holandë për punë e më pas zbuloi se po punon për “Love Island”.

Luana Vjollca sapo ka mbyllur sezonin e parë të emisionit të saj “Zemër Luana”, tashmë në “Tv Klan”, pas shumë kohësh mungesë në ekran. Më herët moderatorja punoi për disa vite në “Top Channel”, ku emisioni më i suksesshëm i saj ishte “Shiko Kush Luan.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI