Flash

Konfirmohet fejesa e Kate Bosworth dhe Justin Long

Lapsi.al 17 March 2023
Konfirmohet fejesa e Kate Bosworth dhe Justin Long

Kate Bosworth dhe Justin Long janë fejuar, konfirmon një burim për ET.

“Ata janë të dy të emocionuar dhe familjarët e tyre janë jashtëzakonisht të lumtur për ta”, thotë burimi.  Konfirmimi vjen disa ditë pasi Bosworth dhe Long ndezën spekulime për fejesë kur ajo mbajti një unazë diamanti  në festën e Oscars Vanity Fair. Dyshja u përfol për herë të parë se ishin bashkë në vitin 2021, kur ata punuan së bashku në filmin House of Darkness. Gushtin e kaluar, Bosworth njoftoi se ajo dhe Michael Polish, bashkëshorti i saj prej gati tetë vitesh, po ndaheshin. Aktorja zyrtarisht bëri kërkesë për divorc më 15 korrik.

Kate dhe Justin kanë mbetur mjaft privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Në prill, ata u panë teksa rrinin në një plazh Havai, gjë që konfirmoi thashethemet për romancën e tyre për herë të parë. Në të njëjtin muaj, Long kishte folur për të dashurën e tij në podkastin e The Viall Files -- megjithëse ai nuk e përmendi Bosworth me emër,  konfirmoi se kishte gjetur "të duhurën". Më vonë në maj, një burim i tha ET se marrëdhënia e çiftit po bëhej serioze shpejt. "Ata të dy hynë në këtë marrëdhënie pa asnjë pritshmëri apo presion  por gjërat shpejt u bënë serioze," shtoi burimi./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI