Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

E akuzuar për lidhje me Serbinë, e shkarkuar nga Kurti e Osmani, kush është shefja e re SHISH

Lapsi.al 17 March 2023
E akuzuar për lidhje me Serbinë, e shkarkuar nga Kurti e Osmani, kush

Vlora Hyseni është emri i kreut të qeverisë për kreun e re të Shërbimit Informaiv të Shtetit. Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook se Hyseni është propozimi që i dorëzuar në tavolinë Presidentit Bajram Begaj për të zënë pozicionin e kryetares së SHISH. Por, Hyseni duket se nuk ka një të shkuar aq 'të pastër' përsa u përket detyrave që i janë caktuar më herët.

Vlora Hyseni më parë ka mbajtur pozicionin e zv/drejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë si dhe të drejtores së këtij institucioni për katër muaj rresht, gjatë periudhës që mbeti pa drejtor. Ajo u emërua nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur u shkarkua drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, ku në këtë karrige e zëvendësoi Petrit Ajeti.

Më 30 qershor të vitit 2021, i sapo zgjedhur si kryeministër, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani lajmëruan me një njoftim të beftë shkarkimin e Vlora Hysenit. Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Presidenca dhe ZKM-ja shpjegojnë se e kanë paralajmëruar Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj, gjë që si duket ajo nuk e kishte marrë në konsideratë.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar,"- thuhet në njoftim.

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Por, deri më tani nuk bëhen me dije se cilat kanë qenë informacionet e klasifikuara që ajo nuk i ka ruajtur dhe i ka ndarë me 'armiqtë' e Kosovës, duke qenë se sipas mediave të Kosovës përshkruhet si njeriu i Hashim Thaçit dhe 'mbuluese' e çdo marrëdhënieje që lidh Kosovën me Serbinë.

Por, pavarësisht dyshimeve, edhe pse zyrtarisht nuk ka pasur asnjë akuzë, kryeministri Edi Rama e bëri ojesë të stafit të tij. Vetëm disa muaj pas shkarkimit të saj si zv/drejtore e AKI-së, Hyseni është punësuar nga Rama si këshilltare e tij.

Por mesa duket, Hyseni, ndryshe nga raporti që mbajti me qeverinë e Kosovës, me Ramën është treguar mjaft besnike dhe për këtë arsye, por shpërblehet me postin e ri.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43