Flash

Berisha në Vlorë: Rama shpenzoi 420 milionë euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë

Lapsi.al 17 March 2023
Berisha në Vlorë: Rama shpenzoi 420 milionë euro për

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama për çështjen e inceneratorëve, duke u shprehur se ka shpenzuar 420 milionë euro për impiante që nuk ekzistojnë. Nga Vlora ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet vendore, Berisha tha se kryeministri është i pari që drejton qeverinë për vjedhjen e qytetarëve.

Duke u ndalur tek projekti i Portit të Durrësit, Berisha deklaroi se Rama gjeti një miliarder arab për të grabitur 820 mijë metër katror truall për t’u pasuruar vetë.

Berisha: Problemi është se sot kemi një varfëri në shtim. Kemi një varfëri që frikëson, rritet. Nuk shohim asnjë perspektivë se si do të kemi një jetë më të mirë. Duke ardhur këtu lexoja, në muajin shkurt, çmimi i ushqimeve krahasuar me një vit më parë ishte 12% më i lartë. Secili prej jush shpenzon më shumë për kafshatën e gojës. Në 8 vite kjo është 40%. Ky njeri që është në pushtet, ngriu rrogat. Nuk rriti rrogat dhe pensionet. Kjo shndërrohet në rënkime, në lot mjerimi dhe në bindjen se ky vend nuk bëhet. Ndaj shqiptarët ikin.

Këto nuk janë të vërteta sepse në rast se Edi Rama dhe qeveria do të kishin zemër dhe dëshirë që të shihte shqiptarët të mëkëmbeshin, të jetonin më mirë, mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë në 8 vite. Në 8 vite përpara këtyre, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, ndërtuam 11 mijë km rrugë. Morëm borxh gjithsej 4.4% të prodhimit të brendshëm. Ky borxhin e rriti me 43%. Është 107% sot. Ky pot ë donte, me këtë borxh mund të rriste pa asnjë vështirësi 3 herë rrogat. Vetëm me borxhin që mori në 2021 në shtator, 700 mln euro, rrogat e shqiptarëve mund të ishin rritur 70%.

Ky vendosi një mekanizëm vjedhje që e kryeson vetë. Ka një ligj që thotë, po vodhi Presidenti, të gjithë vjedhin. Po vodhi kryeministri, të gjithë vjedhin. Kryeministri prin me vjedhje. Kryeministri firmos duke shkelmuar ligjin për ndërmarrjen e tij, 420 milionë euro për djegësat e Shqipërisë. Asnjë djegës nuk ekziston sot as në Fier, Elbasan apo Tiranë. Kryeministri merr Portin e Durrësit, gjen një arab miliarder dhe thotë me vete pse të mos bëhet miliarder. Merr me arabin, 820 mijë metër katrorë truall. I gjithë sekti i Rilindjes vjedhin qytetarët. Ky udhëton me avion dhe ka shpenzuar 22 milionë euro. Avioni i tij me dhomë gjumi luksoze. Sepse zotëria e tij lodhet shumë në një kohë kur nga 47 mbledhje qeverie ka qenë vetëm në 19.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI