Flash

306 km/h me Ferrari në Kalimash/ Policia ndalon të famshmin e TikTok

Lapsi.al 17 March 2023
306 km/h me Ferrari në Kalimash/ Policia ndalon të famshmin e TikTok

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar ditën e sotme drejtuesin e një automjeti luksoz, “Ferrari” i cili ka qarkulluar me shpejtësi me 306 kilometra në orë në tunelin e Kalimashit. Pamjet u publikuan disa ditë më parë në rrjetet sociale dhe u shpërndanë gjerësisht kur drejtuesi i mjetit sportiv lëvizte me një shpejtësi skëterrë.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Aleks Visha, i cili është shoqëruar së bashku me mjetin e tij pranë Policisë Rrugore dhe është detyruar të paguajë në gjobë prej 100 000 lekësh të rinj. Aleks Visha është një emër i njohur për drejtësinë dhe opinionin publik, pasi herë pas here regjistron video dhe i publikon në rrjetin social TikTok.

Ai gjithashtu ka qenë një personazh i njohur edhe për drejtësinë, pasi është dënuar më parë në Angli për vjedhje dhe ka qenë ekstraduar në Shqipëri për llogari të autoriteteve shqiptare.

“Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Ferrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI