Flash

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis

Lapsi.al 16 March 2023
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis

Demenca frontotemporale me të cilën u diagnostikua Bruce Willis më 16 shkurt e la botën e kinemasë në shok. Aktori i “Die Hard” vuante prej disa kohësh nga kjo sëmundje dhe lajmi u komunikua për të gjithë fansat e tij përmes një deklarate zyrtare të shkruar nga familja e tij.

“Është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë”, thuhej në deklaratë. Tashmë në një intervistë të publikuar nga gazeta Bild, një person i afërt me aktorin pohon se simptomat e tij janë përkeqësuar. Gazeta gjermane Bild ka publikuar një intervistë me Wilfried Gliem, i cili pretendon se është xhaxhai i  Willis. Në bisedë, Gliem tregon se çfarë i ka treguar nëna e aktorit, Marlene Willis.

"Ajo thotë se nuk është e sigurt që djali i saj e njeh atë. Sjellja e tij është e ngadaltë dhe pak agresive," komentoi Gliem. “Nuk është e mundur të bëjmë një bisedë normale. Mamaja e Bruce na mban të informuar. Ne i telefonojmë njëri-tjetrit një herë në muaj. “Scout dhe Tallulah janë dy vajza shumë të forta që tani janë aty për babanë e tyre, ashtu si ai ka qenë aty për ta. Simptomat fillimisht filluan të shfaqen në Bruce  dy vjet më parë. Sipas raportimeve, gjatë  xhirimeve ai kishte vështirësi në mbajtjen e bisedave, dhe nuk mund t'i lidhte fjalët siç duhet./Lapsi.al

Marrë nga: Marca

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/03/07/gruaja-e-bruce-willis-reagon-pas-videos-se-paparaceve/

Të këshilluara

Princ Harry dhe Meghan sulmohen pas Oscars

Princ Harry dhe Meghan Markle janë etiketuar mizorisht "askush" pasi dyshja nuk u paraqit në Oscar të dielën. Raportohet se jo vetëm që cifti nuk arritën të ...

15:46

Lindsay Lohan, nënë për herë të parë

Lindsay Lohan është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Aktorja e ndau lajmin me fansat e saj në Instagram, duke postuar një foto “së shpejti” me mbishkrimin...

13:03

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI