Flash

Del VIDEO/ Si avioni rus goditi dronin ushtarak amerikan

Lapsi.al 16 March 2023
Del VIDEO/ Si avioni rus goditi dronin ushtarak amerikan

Ushtria amerikane ka publikuar pamjet se si një avion rus përplasi një nga dronët e saj mbi Detin e Zi. Shtetet e Bashkuara thanë se dëmtimi i dronit kërkonte rrëzimin e tij në hapësirën detare pranë Ukrainës.

Rusia mohoi se avioni i saj luftarak SU-27 kishte prerë helikën e dronit, por video duket se mbështet versionin amerikan të ngjarjeve. SHBA thotë se konfrontimi zgjati rreth 30-40 minuta. Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha se "SHBA mbetet e sigurt në faktet që ka përcjellë deri më tani".

Ai tha se Pentagoni po shikonte se çfarë pamjesh mund të publikoheshin. Nuk është e pazakontë që ushtarakët të marrin pak kohë për të deklasifikuar pamjet video përpara se t'i bëjnë publike.

Një kamera e vendosur nën trupin e dronit të vëzhgimit tregon një avion rus SU-27 duke bërë dy kalime jashtëzakonisht të afërta teksa lëshon, siç duket, karburant ndërsa afrohet. Në kalimin e parë duket se ai ka njollosur lentet e kamerës. Kalimi i dytë është edhe më afër duke ndërprerë pamjet video nga avioni i pilotuar në distancë.

Kur pamja rikthehet, një teh i helikës së dronit në pjesën e pasme shihet i përkulur. Rusia ka pretenduar se droni po i afrohej territorit të saj. Gjithçka që mund të shohim nga video është deti, qielli dhe retë. SHBA këmbëngul se droni po operohej në hapësirën ajrore ndërkombëtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI