Flash

Brian Cox, kundër Meghan Markle: Ajo e dinte çfarë po bënte

Lapsi.al 16 March 2023
Brian Cox, kundër Meghan Markle: Ajo e dinte çfarë po

Brian Cox beson se Meghan Markle "e dinte se çfarë po bënte " duke u martuar me Princin Harry.

Aktori i "Succession" pohoi në një intervistë të Haute Living New York,  se Markle "qartësisht" kishte "ambicie" për t'u bashkuar me familjen mbretërore përpara se të martohej në 2018. Cox vuri në dukje se  nuk duhet të befasohet nga drama që ajo dhe Harry,  krijuan duke u larguar nga familja mbretërore. “Nuk mund të hysh në një sistem ku dikush tashmë është trajnuar të sillet në një mënyrë të caktuar dhe më pas të presësh që ata të shkëputen nga vetja,” shpjegoi ai."Dua të them, ajo e dinte se në çfarë po futej."

Më vonë gjatë intervistës, fituesi i Emmy tha se do të dëshironte të shihte Mbretërinë e Bashkuar "të lëvizte përpara" nga anëtarët e familjes mbretërore. "Për mendimin tim, ne nuk duhet të kemi një monarki,"  shtoi aktori. “Nuk është e zbatueshme; nuk ka kuptim." Deklaratat e Brian erdhën pas shfaqjes së dokumentarëve të çiftit "Harry & Meghan" në Netflix. Në shfaqjen e drejtuar nga Liz Garbus, cifti folën sinqerisht për atë që përjetuan "pas dyerve të mbyllura" përpara se të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara. Duka i Sussex në mënyrë të ngjashme nuk u përmbajt në kujtimet e tij "Spare", botuar muajin pasardhës./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI