Flash

S'ka fund tragjedia në Turqi, përmbytje në zonat e prekura nga tërmeti, 14 të vdekur

Lapsi.al 15 March 2023
S'ka fund tragjedia në Turqi, përmbytje në zonat e prekura

Turqia po përjeton një makth të ri pasi përmbytjet në vend kanë shkaktuar vdekjen e 14 personave. Zonat që u goditën nga shirat e dendura janë dy provincat që u shkatërruan nga tërmeti i muajit të kaluar.

Të paktën pesë persona raportohen të zhdukur, ndërsa numri i atyre që kanë mbetur jashtë banesave ende nuk është llogaritur. Megjithatë, informacionet bëjnë me dije se bëhet fjalë për mijëra qytetarë.

Mediat turke raportojnë se mes viktimave ka edhe persona që jetonin në çadra. Katër nga viktimat janë nga rajoni Sanliurfa, 50 km në veri të kufirit me Sirinë, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e dëmeve. Së fundi, pesë nga viktimat janë sirianë.

Shirat e rrëmbyeshëm goditën zonën të martën vonë dhe sipas shërbimit të motit shirat e dendur do të zgjasin deri të mërkurën vonë.

Të këshilluara

Zelensky shkarkon disa zyrtarë të lartë

Presidenti ukrainas vazhdon shkarkimin e zyrtarëve të lartë. Guvernatorët e Luhansk, Odesa dhe Khmelnytskyi u shkarkuan të gjithë. Në njoftim nuk është dhënë as...

08:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI