Flash

PD e vulës akuzon: Po na keqpërdorin siglën dhe emrin

Lapsi.al 15 March 2023
PD e vulës akuzon: Po na keqpërdorin siglën dhe emrin

Pas depozitimit të kërkesës në KQZ të koalicionit “Bashkë fitojmë” të PD-së së Berishës dhe 3 partive të tjera opozitare ka ardhur reagimi i grupimit “Alibeaj”. Vetë ky i fundit thotë se kjo është një shkelje e rëndë pasi po u keqpërdoret sigla dhe emri i partisë.

“Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale. PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj.

Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD. Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit” – thotë Alibeaj. ©LAPSI.al

May be an image of 1 person and text

Të këshilluara

PD e Berishës zyrtarizon koalicionin në KQZ

Para pak çastesh është zyrtarizuar në KQZ kërkesa për të garuar në një koalicion e PD-së së Berishës me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë Bash...

20:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI