Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Mashtronte qytetarët me kupona për karburant, arrestohet 54-vjeçari në Lezhë

Lapsi.al 15 March 2023
Mashtronte qytetarët me kupona për karburant, arrestohet

Një 54 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për mashtrim. Ndaj 54 vjeçarit rezultojnë 4 masa aktive sigurie arrest me burg pasi gjatë viteve 2021-2023 u merrte para në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona për blerje karburanti.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tollonat”, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar për mashtrim.

U mori para disa qytetarëve, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

54-vjeçari i ndaluar, me 4 masa sigurie “Arrest në burg”, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash penale të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, si dhe si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Policinë e Vorës dhe atë të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tollonat”, kanë lokalizuar në Vorë, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

-G. P., 54 vjeç, banues në Mirditë.

Për shtetasin G. P. rezultojnë aktive 4 masa sigurie “Arrest në burg” të caktuara nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)

Në vijim të verifikimeve në kuadër të operacionit “Tollonat”, rezultoi se 54-vjeçari është shtetas me precedent të mëparshëm kriminal për vepra penale kundër personit, në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Olsi Dado komandohet prokuror i SPAK nga KLP

Olsi Dado është komanduar si prokuror i SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Komandimi është bërë me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani. Sakaq numri i p...

12:03

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI