Flash

"Kulaç ose kërbaç", Rama thërret për darkë kryetarët e bashkive

Lapsi.al 15 March 2023
"Kulaç ose kërbaç", Rama thërret për

Kryeministri Edi Rama ka thirrur nesër për një darkë 60 kryebashkiakët e PS. Takimi do të nisë në orën 18:00 në një restorant në periferi të Tiranës. Siç mëson Lapsi.al fokusi kryesor i darkës informale kanë për të qenë zgjedhjet lokale të 14 majit, ku shumica e kryetarëve aktualë pritet të rikonfirmohen.

Mes tyre ka edhe nga ata që ngelin jashtë planeve të socialistëve dhe që Edi Rama do t’u japë mesazhin e prerë: Të mbështesin kandidatin që do të caktohet nga PS. Kush bën të kundërtën e aq më keq “flirton” me opozitën, nuk i ka punët mirë.

Pra, është një takim jo për të bërë bilancin e qeverisjes vendore, por thjesht që Rama të ofrojë “kulaç” për të bindurit dhe “kërbaç” për ata që dalin nga rreshti i autokratit në krye të vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI