Flash

Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Lapsi.al 15 March 2023
Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e

Hungaria pritet të shtyjë sërish votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Mediat hungareze publikuan më 14 mars një letër të zëvendëskryeministrit Zsolt Semjen, i cili kërkoi që seanca parlamentare e planifikuar që të mbahej më 20 mars, të shtyhet për një javë.

Si arsye, Semjen përmendi negociatat me degën ekzekutive të Bashkimit Evropian lidhur me shkeljet e supozuara të Budapestit në kërkesat e bllokut për sundim të ligjit, shkruan REL.

Më 2 mars, Hungaria ka shtyrë këtë votim, i cili parashihej të ndodhte në fillim të muajit.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO-ja kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Të këshilluara

Zelensky shkarkon disa zyrtarë të lartë

Presidenti ukrainas vazhdon shkarkimin e zyrtarëve të lartë. Guvernatorët e Luhansk, Odesa dhe Khmelnytskyi u shkarkuan të gjithë. Në njoftim nuk është dhënë as...

08:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI