Flash

Georgina Rodriguez rikthehet në Spanjë pa Ronaldo-n

Lapsi.al 15 March 2023
Georgina Rodriguez rikthehet në Spanjë pa Ronaldo-n

Georgina Rodriguez pritet të kthehet në Spanjë pa Cristiano Ronaldon, por vetëm për një kohë të shkurtër. Megjithatë, modelja është e lumtur në Arabinë Saudite me partnerin e saj, por ajo ka disa biznese personale për të ndjekur në Evropë.

Rodriguez  është ftuar të marrë pjesë në programin 'El Hormiguero' në televizionin spanjoll. Vizita e saj është pjesërisht për shkak të promovimit të vazhdueshëm për sezonin e dytë të 'Soy Georgina', i cili do të publikohet në Netflix më 24 mars të ardhshëm. Intervista do të transmetohet më 22 mars. Mbetet për t’u parë nëse në atë intervistë Georgina do të ketë diçka për të thënë edhe për Cristiano Ronaldo-n.

Kujtojmë se futbollisti në janar vendosi të largohej nga Evropa për herë të parë për të luajtur në Arabinë Saudite. Përveç kësaj, do të jetë një mundësi e mirë për të parë se si është marrëdhënia e tyre pasi disa media raportuan për tradhëti nga ana e futbollistit. Mirëpo, Georgina e ka treguar mbështetjen e saj ndaj futbollistit portugez në çdo moment pa i dhënë rëndësi këtyre raportimeve./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/27/gjithcka-dua-per-krishtlindje-eshte-nje-rolls-dhurata-e-georgina-rodriguez-per-cr7-vlen-350-mije-euro/

Të këshilluara

Lindsay Lohan, nënë për herë të parë

Lindsay Lohan është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Aktorja e ndau lajmin me fansat e saj në Instagram, duke postuar një foto “së shpejti” me mbishkrimin...

13:03

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI