Flash

FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon monitorimi

Lapsi.al 15 March 2023
FMN: Kontratat PPP në Shqipëri janë të politizuara, mungon

Partneritetet Publiko-Private (PPP) po bëhen gjithnjë e më shumë një mjet i rëndësishëm për disa vende të Ballkanit Perëndimor për të zvogëluar boshllëqet e tyre në infrastrukturë, por mungesa e legjislacionit dhe zbatimi i dobët të tij mund t’i ktheje këto projekte në një rrezik për stabilitetin fiskal, evidenton një studim i fundit “E ardhmja e kontratave PPP në Ballkanin Perëndimor” nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Studimi krahasimor vë në dukje se Shqipëria ka bërë përparime në kuadrin ligjor të kontratave PPP në raport me vendet e tjera të Rajonit dhe gjithashtu ka një tavan për financimin vjetor të tyre, por procesi është i politizuar.

“Legjislacionet e PPP-ve në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi në mënyrë eksplicite kërkojnë miratimin e Ministrit të Financave për projektet PPP si përpara fillimit të prokurimit, ashtu edhe para nënshkrimit të kontratës. Në Shqipëri, megjithatë, vendimet e PPP mbeten shumë të politizuara në praktikë”, thuhet në studim.

Praktikat kanë treguar se ekonomia ka përfitime kur projektet PPP janë të ideuara dhe të zbatuara mirë, por ato mbartin gjithashtu një potencial për rreziqe të mëdha fiskale dhe rritje të kostove nëse nuk menaxhohen mirë.

Programet e PPP-ve quhen të suksesshëm kur legjislacioni mbulon dhe zbatohet në të gjitha fazat e kontratës që nga ideja deri tek përfundimi i saj, mirëpo vendet e Ballkanit Perëndimor ndeshën me boshllëqe të mëdha në menaxhimin e tyre.

Njësitë publike të PPP-ve të krijuara në vendet e Ballkanit Perëndimor ndryshojnë në rolet që luajnë. Në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Serbi, njësitë PPP ndihmojnë autoritetet në përgatitjen dhe vlerësimin e projekteve PPP përmes mbështetjes teknike.

Në Shqipëri njësia e PPP-ve është në varësi të Ministrisë së Financave, por nuk është zyrtarisht i mandatuar me funksione të menaxhimit fiskal. Në Maqedoninë e veriut njësitë PPP duket se kanë role këshilluese.

Në Malin e Zi, një agjenci është ngarkuar të mbështesë promovimin e PPP-ve (Agjencia e Investimeve Malazeze) me një rol në përgatitjen e projekteve, por jo në prokurim.

Në Turqi nuk ka një njësi qendrore për PPP-të, por Departamenti i Buxhetit ofron mbështetje teknike (analizë dhe vlerësim të projekteve) në kuadër të programit të përgjithshëm të investimeve publike i cili përfshin PPP-të.

Njësitë e PPP-ve në Kosovë dhe Serbi i kryejnë të dyja funksionet, promovimin dhe menaxhimin fiskal.

FMN vë në dukje se në disa vende, kuadri ligjor i PPP -ve mbetet i fragmentuar, teksa shumica e vendeve duhet të krijojnë procese të integruara të planifikimit të investimeve publike për identifikimin e projekteve prioritare.

Kuadri qeverisës për PPP-të duhet të udhëhiqet nga Ministri i Financave, me një rol kyç dhe aktiv për miratimin e projekteve PPP, duke vlerësuar kostot dhe rreziqet fiskale të tyre këshillon FMN-ja. / Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI