Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Dhunuan barbarisht të burgosurin shqiptar, lirohen 4 policët në Greqi

Lapsi.al 15 March 2023
Dhunuan barbarisht të burgosurin shqiptar, lirohen 4 policët në

Katër oficirët përgjegjës për transferimin e të burgosurve nga Selaniku në burgjet e Korydallos, të cilët ishin arrestuar, u liruan pasi kërkuan falje.

Sipas informacioneve nga një burim i Nantiareport.gr, siç rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, ndërsa 4 policët akuzohen se nisën të dhunonin shqiptarin.

I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, sipas mediave greke, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.

Sipas mediave kryesore greke brenda mjetit burg ndodheshin 11 të burgosur të cilët gjithashtu dëshmuan se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar.

Një nga gardianët e burgut të Koridhalosit ka vënë re shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar policinë e cila arrestoi katër pjesëtarët e policies.

Ndërkohë, policët grekë kanë pretenduar se helmeta ishte vendosur pasi i burgosuri po tentonte të godiste vetë kokën.

Policia greke ka kryer kohët e fundit një seri bastisjesh në burgje nën dyshimet se rrjete kriminale kanë urdhëruar disa nga vrasjet me pagesë të ndodhura kohët e fundit dhe ku viktima kanë qenë edhe shtetas shqiptarë.

Sipas mediave greke,  rreth 25 vrasje janë regjistruar në pesë vitet e fundit dhe janë të lidhura me të burgosur grekë dhe të huaj që kishin vepruar në periudhën 2005-2015.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI