Flash

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë, hajde të votojmë këtë ligj

Lapsi.al 15 March 2023
Berisha sfidon Ramën: Po je burrë, hajde të votojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha sfidoi publikisht kreun e qeverisë Edi Rama duke i kërkuar të kalojë në parlament projekt-ligjin për parashkrimin për të cilin tha se e ka “tmerr” dhe nuk pranon ta firmosë.

Në mbledhjen me grupin e deputetëve, Berisha tha se nuk mund të ketë parashkrim për kryeministrin dhe ministrat e qeverisë sepse sipas tij, “përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin”.

“Ligji që kemi sjellë këtu ka një bazë solide kushtetuese po këtë e mban Linda e Parlamentit, ligji ka 6 muaj që pret në sirtare dhe ne do ta denoncojmë me forcën më të madhe, nuk ka sjellë amendamentin e dorëzuar para 7 muajsh për heqjen e të drejtës së parashkrimit për kryeministrin.

I them Edi Ramës bëhu burrë dhe ta bëjmë këtë nen ta firmosim, firmose ti ta firmos dhe unë po ta mban, por nëse nuk e firmos do të jetë neni i parë që do të firmoset me ardhjen e PD në pushtet, koha tregon se është jetike për të ndëshkuar hajdutëritë që u bëhen shqiptarëve nga kryeministri dhe ministrat dhe tij, nuk mund të ketë parashkrim për ta sepse përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin, do të luftojmë që ky ligj të kalojë në parlament dhe ata që firmosin për plackitjen e qytetarëve duhet të ndiqen nga drejtësia gjer ditën e fundit të jetës së tyre pa asnjë lloj mbrojtje, janë krime të shëmtuara që mjerojnë qytetarët, parashkrimi është amnisti, nuk mund të ketë amnisti për qeveritarët.

Ai nuk firmos se ka tmerr, por ky nen do ta ndjekë mbrapa deri sa të votohet në parlament. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë ka mbi 9 muaj në parlament, e mbanë kryetarja Linda me urdhër të Edi Ramës, ky është një akt i pashembullt në histori, Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një vasal”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI