Flash

113 mijë euro në makinën luksoze, zbardhet dëshmia e policit të RENEA-s

Lapsi.al 15 March 2023
113 mijë euro në makinën luksoze, zbardhet dëshmia e policit

Është zbardhur dëshmia e Altin Morinës, shefit të stërvitjes tek reparti i RENEA-s, në makinën e së cilit policia gjeti 113 mijë euro, paund dhe lekë.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson ekskluzivisht se në dëshminë e tij, Morina ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik. Ai ka deklaruar se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.

“Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”- ka thënë Morina.

Ai u vu në pranga mesditën e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit pasi makinën “Audi” me të cilën po lëvizte e kishte shndërruar në një bankë lëvizëse.

Në sedilen e parë të pasagjerit ai kishte fshehur të mbështjella me qese marketi rreth 113 mijë euro, lek dhe paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ra në gjurmë të tij pas të dhënave të grumbulluara në rrugë operative ku u sinjalizuan se në makinën Audi po transportoheshin para me origjinë të dyshimtë.

Pas ndalimit të saj forcat shqiponja u përballën me kolegun e tyre që u detyruan ta vendosin në pranga për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI