Flash

Masakra në Don Bosko/ Policia zgjeron rrethin e personave nën hetim

Lapsi.al 14 March 2023
Masakra në Don Bosko/ Policia zgjeron rrethin e personave nën hetim

Policia e Tiranës ka zgjeruar rrethin e personave që mund të kenë konflikte që si pasojë e të cilave ndodhi sulmi me armë mbrëmjen e së dielës në lokalin e familjes Murati. Hetuesit po verifikojnë aktivitetin e vëllezërve të Fation Muratit i cili që prej 12 marsit është shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.

Vetë familjarët shprehen se kjo nuk është një arratisje por ai është larguar për t'u kuruar por ky version nuk besohet nga autoritetet. Dyshimet kryesore janë se ngjarja është hakmarrje për disa vrasje të kryera vitet e fundit dhe kryesisht për atë të mbikalimit të Fushkrujës, ku në skenë doli emri i Fatjon Muratit si person që ka dijeni.

Të vetmet prova që grupi hetimor ka në dorë për zbardhjen e atentatit ne lokalin e familjes Murati ku humbi jetën Mimoza Paja janë kamerat e sigurisë në zonën e krimit si dhe makina dhe armët e lëna pas nga autorët. Provat po ekzaminohen në laboratorin shkencor për të përfituar të dhënat që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Policia po merr në pyetje edhe të afërmit e Fatjon Muratit dhe kliente të lokalit që ishin dëshmitarë në krim por asnjeri prej tyre nuk ka mundur të shquajë autorët të cilët ishin të maskuar.

Janë pamjet e rreth 30 kamera që po vëzhgohen nga grupi hetimor të cilat janë sekuestruar në Don Bosko, në autostradë si edhe në Vorë që kanë treguar itenerarin e autorëve. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vetëm pamjet e kamerave të lokalit pasi kamerat e rrugës ishin çmontuar pas operacionit “fijet”. /TCH

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI