Flash

Konfirmohet romanca e Shawn Mendes me Sabrina Carpenter

Lapsi.al 14 March 2023
Konfirmohet romanca e Shawn Mendes me Sabrina Carpenter

Janë zbuluar detaje të reja rreth romancës së Shawn Mendes dhe Sabrina Carpenter. Një burim ka treguar për ET se dyshja "po shihen me njëri-tjetrin" dhe kanë kaluar shumë mirë".

"Shawn dhe Sabrina po shihen. Ata janë shoqëruar shumë dhe janë përpjekur t'i mbajnë gjërat në nivele të ulëta. Ata ishin në një festë ditëlindjeje së bashku disa javë më parë," tregon burimi. "Shawn është i lumtur." Burimi gjithashtu sqaroi disa thashetheme romantike rreth këngëtarit të "Stitches", duke i thënë ET se Mendes jo vetëm që nuk po takohej kurrë me Dr.Jocelyn por edhe gjërat nuk kanë qenë kurrë “romantike” mes të dyve.

Romanca vjen më shumë se një vit pas ndarjes së artistit në vjeshtën e vitit 2021 me Camila Cabello. Shawn foli për ndarjen në një video në Instagram pas publikimit të këngës së ndarjes së vitit të kaluar, "When You're Gone".

"Kur ndaheni me dikë ju mendoni se cila është gjëja e duhur për të bërë, nuk e kuptoni gjithë këtë situatë që vjen pas saj”, shprehet ai në videon në Instagram. "Kë të telefonoj kur jam në një atak paniku? Kë të telefonoj kur jam, keq?Është sikur, oh, unë jam vetëm tani. Tani ndihem sikur jam me të vërtetë vetëm dhe e urrej këtë. Ky është realiteti im, e dini ?"Sa për Carpenter, ajo ishte  pjesë e trekëndëshit të dashurisë që përfshinte Joshua Bassett dhe Olivia Rodrigo./Lapsi.al

Të këshilluara

Ribashkohen Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë ribashkuar sërish. Dyshja  u panë duke kaluar kohë së bashku me miqtë në seksionin VIP të festës vjetore të Darren Dzienci...

14:45

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI