Flash

Kur revoltohen këta me vulë

Lapsi.al 14 March 2023
Kur revoltohen këta me vulë

Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e revoltës së grupimit Alibeaj, për faktin se kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, nuk pranoi t'i regjistronte për garën e 14 majit, për të kuptuar se me ç'virus absurd tenton të infektohet debati publik.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Kryqëtarët e vulës duan edhe t’i grabisin Berishës përfaqësimin, duke pretenduar se në gjykatë kanë ende kryetar Bashën, por edhe të njihen nga KQZ, si një parti serioze nga e cila Basha ka dhënë dorëheqjen.

LEXO ME TEJ:

Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashësnbsp;

Pra e gjithë revolta e sotme e "PD" me vulë kundër Ilirian Celibashit ngjizet nga dyzimi që duan të jenë njëkohësisht një grupim edhe me Bashë edhe pa Bashë. Ata nga një anë e njohin ende për lider edhe nga ana tjetër e etiketojnë atë si e "shkuara e pakthyeshme".

Nga kjo dyfytyrësi u prodhuan pastaj sulmet ndaj Celibashit. Dikush e etiketonte si vegël që kërkon eleminojë Alibeajn për llogari të regjimit; një tjetër e shihte si zgjatim të diktaturës komuniste; një i tretë si stonaturë në sfondin e një vendi anëtar të NATO dhe aspirant për BE.

Situata bëhet më komike po të mendosh se bataretë vijnë nga ata që përfitojnë nga zemërgjerësia e Lindita Nikollës dhe që bashkojnë votat me Edi Ramën. Fabula e atyre që i janë vërsulur kryekomisionerit të zgjedhjeve i ngjan asaj të hajdutit që bërtet kapeni hajdutin.

Denoncimi i kësaj sjelljeje skizofrenike nuk ka lidhje fare, as me mbrojtjen e veprimeve të Celibashit, as me drejtësinë e akteve të tij. Ky i fundit e ka humbur rolin e arbitrit, që kur, për njëmijëenjë rrethana, u detyrua të linte jashtë zgjedhjeve atë që antarësia dërrmuese e PD-së ka zgjedhur për kryetar. Ai është delegjitimuar që kur nuk çertifikon dot kandidatët e primareve të cilët qytetarët i votuan si figurat që do rivalizojnë përfaqësuesit e rilindjes.

Njolla e turpit për Celibashin është se ai do vazhdojë të jetë kryegjyqtari i një procesi që ka diskriminuar opozitën reale.

A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je?

Por, në vend që në mjedisin politik të diskutohej për këtë skandal, aty po ushtojnë krismat në ajër të Alibeajt dhe të atyre pak idiotëve të dobishëm që i shkojnë nga pas. Ata nuk e kanë për herë të parë këtë sjellje hipokrite. Janë po të njëjtit që anulluan votimet në PD, me gjoja arsyetimin se s'mund të mbaheshin kuvende anti amerikane, janë po ata që numëronin 5 mijë vetë, në një sallë që nxinte dy mijë, janë idem ata që përbetoheshin se selia e PD nuk kishte dyer të blinduara.

Është po ai grupim që këtë ditë vere po luan rolin e të revoltuarit fallco duke bërë zhurmuesin e problemit të vërtetë. Në këto zgjedhje përfaqësuesit e opozitës reale, nuk do të kenë as komisionerë, as financimin shtetëror që i takon, as kohën mediatike që i përcakton ligji. Ky është dhunimi i vërtetë i 14 majit. Dhe në vend që projektorët të fokusohen tek ky krim i autoktacisë ramiste, publiku duhet të dëgjojë qurravitjet e vulëmbajtësve se i paskan kanë rënë në qafë. E bukura është se ata bëjnë sikur e kanë seriozisht, sikur besojnë se përfaqësojnë shumicën, pasi kështu ndodh në një vend ku ka humbur turpi i të ndierit qesharak.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Taksat tona për 1 grusht të pasurish

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy t...

13:17

Kronikë e një skandali të paralajmëruar

Dy TECt-et lundruese që janë ankoruar në gjirin e Vlorës që në fillim të shtatorit të vitit 2022 ende nuk prodhojnë energji elektrike edhe pse qeveria shqiptare...

12:03

Si duhet lexuar marrëveshja Kurti Vuçiç

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizi...

10:57

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri...

14:41

Mos qeshni më me këta të vulës

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqës...

15:15

Kush po e varros opozitën?

Çështja McGonigal ka hedhur edhe një herë në qarkullim tezën se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për lëngatën politike të opozitës. Është ky i fundit që, në f...

11:50

Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: "E pranuan, por nuk e nënshkruan", tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrime...

10:48

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI