Flash

Zbulohet arsyeja pse Brad Pitt iu ndalua hyrja në Kinë për 17 vjet

Lapsi.al 13 March 2023
Zbulohet arsyeja pse Brad Pitt iu ndalua hyrja në Kinë për 17

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për një film në të cilin luajti në vitin 1997. Komploti i filmit, i cili bazohej në një ngjarje historike në mesin e shekullit të njëzetë, bëri që qeveria kineze të ndëshkonte aktorin e famshëm.

'Seven Years in Tibet' u publikua në vitin 1997. Me regji të Jean-Jacques, filmi tregon historinë e Heinrich Harrer, një alpinist austriak i cili në vitin 1939 la familjen e tij për të ndërmarrë një ekspeditë në Himalaje. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, Heinrich dhe shokët e tij u kapën robër nga trupat britanike. Vite më vonë, në 1944, ai arriti të arratisej dhe të shkonte në kryeqytetin e Rajonit Autonom të Tibetit, Lhasa, ku takoi dhe u miqësua me një të ri Dalai Lama. Të dy u bënë miq para pushtimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze në 1950.

“Për një audiencë janë dy orë, por për mua është një vit e gjysmë jete”, tha Pitt për Interview Magazine. "Dhe kjo veçanërisht. Duke qenë në një kulturë të ndryshme për kaq shumë kohë, nuk mund të mos largoheshe prej andej me diçka." Filmi u ndalua në të gjithë Kinën nga zyrat e censurës së Pekinit për shkak të mënyrës negative që portretizonte vendin dhe ushtrinë. Prandaj, aktori nuk mundi të hynte në Kinë nga viti 1997 deri në vitin 2014, kur shoqëroi Angelina Jolie në Shangai për të promovuar filmin e saj 'Maleficent'./Lapsi.al

Të këshilluara

OSCAR 2023/ Lista e plotë e fituesve

Shumë yje të Hollywood u nderuan në ceremoninë e çmimeve "Oscars" këtë të dielë. "Everything, Everywhere, All at Once" kryesoi "Oscars" këtë vit duke marrë 7 çm...

09:49

Oscar 2023/ Lista e plotë e të nominuarve

Çmimet e Akademisë do të mbahen të dielën, sot më 12 mars. Shihni më poshtë listën e plotë të të nominuarve. FOTOGRAFIA MË E MIRË “All Quiet on the Wes...

21:59

Shakira thyen 14 Rekorde Botërore Guinness

Artistja Shakira ka thyer 14 Rekorde Botërore Guinness me publikimin e saj të fundit "Music Sessions Vol. 53". Arritja mbresëlënëse erdhi përmes bashkëpunimit t...

12:53

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI