Flash

Tjetër tragjedi në SHBA/ Vajza 3 vjeç vret me armë motrën 1 vit më të madhe

Lapsi.al 13 March 2023
Tjetër tragjedi në SHBA/ Vajza 3 vjeç vret me armë

Një tjetër tragjedi që lidhet me përdorimin e armëve vjen nga SHBA. Në Teksas, një vajzë 3-vjeçare gjeti një pistoletë gjysmë-automatike të mbushur në shtëpinë e saj dhe qëlloi aksidentalisht motrën e saj 4 vjeç, duke e lënë të vrarë. Të vegjlit ishin vetëm në dhomë ndërsa 5 të rritur ndodheshin në pjesë të tjera të shtëpisë.

Lajmi u raportua nga Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzales. Sipas sherifit që po heton ngjarjen, në momentin e incidentit ndodhej në banesë edhe nëna e vajzave dhe partneri i saj. Të gjithë të rriturit ishin të bindur se dikush po kujdesej për vajzat në dhomën e gjumit. Duket se nuk ka dyshime për dinamikën e ngjarjes. Më e vogla ka gjetur një armë të mbushur dhe duke luajtur ka qëlluar duke vrarë motrën e saj.

Prokurori do të duhet të vendosë, në fund të hetimit, nëse do të padisë ndonjë nga të rriturit. Sipas të dhënave të analizuara nga grupi aktivist "Everytoën for Gun Safety", deri më tani këtë vit ka pasur të paktën 58 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijë në Shtetet e Bashkuara, me 22 të vdekur dhe 37 të plagosur. Vitin e kaluar pati të paktën 353 të shtëna të paqëllimta nga të mitur, duke lënë 156 të vdekur dhe 212 të plagosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI