Flash

Shënjestra i shpëtoi burgut/ Dy vendime kontradiktore që lanë të lirë Fatjon Muratin

Lapsi.al 13 March 2023
Shënjestra i shpëtoi burgut/ Dy vendime kontradiktore që

I hetojnë me bujë dhe në heshtje i amnistojnë. Ky është është precedenti i radhës i dështimit të policisë, prokurorisë dhe gjykatave shqiptare me të dyshuar Fatjon Muratin, që ishte shenjestra e një atentati gjakatar, ku mbetën të plagosur gjashtë persona dhe një i shtatë u vra.

Në fashikujt që disponon Top Channel tregohet se si për të dyshuarin Fatjon Murati, u vendosën sekuestro të pasurive pasi dyshohej si pjesë e një organizate kriminale. Vendimi u shpall në të njëjtën kur kur atij ju vendosën prangat për mbajtje armësh pa leje, pasi policia kishte zbuluar baza armatimi në banesat e marra me qira nga Kristian Gjini.

Fatjon Murati u tradhtua nga një shenjë gishti, e lënë në një çantë dore, brenda të cilës gjendej një pistoletë ruger 57 me numra të fshirë. Gjyqtarja Migena Laska i gjeti të bazuara dyshimet dhe shtoi se ky shtetas, paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Në këtë vendim që mban datën 11 tetor 2022, gjyqtarja vendos arrest me burg për Muratin, me arsyetimin që ai mund ti shmanget hetimit e po ashtu ka dyshime që 32-vjeçari të ndikojë e të dëmtojë provat. Por tre muaj më vonë, shkresat tregojnë se gjithçka ndryshoi në favor të Muratit.

Ndryshe nga qëndrimi i parë në të dytin gjykata të njëjtat rrethana i konsideron të brishta, dhe të paqarta pavarësisht se ndërkohë në 13 dhjetor, Fatjon Muratit i ishte komunikuar akuza duke u rikualifikuar por sërish ishte armëmbajtje pa leje.

Është e njëjta gjyqtare që me 28 dhjetor 2022 urdhëron prishjen e vendimit të parë dhe dërgimin në arrest shtëpiak të Muratit në argumentin se duhet ti qëndronte pranë të ëmës së moshuar dhe se provat nuk ishin bindëse.

Gjykata thotë se nuk provohet rrezikshmëria e veçantë e personit nën hetim dhe se nga arma e sekuestruar nuk rezultonte të ishin kryer qitje për ngjarje kriminale, duke mbajtur në këtë mënyrë një qëndrim haptazi lehtësues për një person për të cilin sakaq institucionet e konsideronin të rrezikshëm sa për sy e faqe, por jo në vendime./ Top Channel

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI