Flash

Masakra në Don Bosko, media gjermane: Në Shqipëri kriminelët kanë korruptuar politikanët

Lapsi.al 13 March 2023
Masakra në Don Bosko, media gjermane: Në Shqipëri kriminelët

Masakra në lokalin në Tiranë ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë. Rrjeti i njohur gjerman, TAG24 shkruan se në Tiranë u sulmua me armë zjarri një lokal. Sipas tyre, një person humbi jetën dhe 6 u plagosën, ndërkohë që objektiv i sulmit ishte një personazh i krimit të organizuar.

“Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën. Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri,” shkruan portali gjerman.

'Luftimi i tyre bëhet më i vështirë nga fakti se kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe oficerë policie në varësinë e tyre.'- mbyll artikullin media gjermane.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Të këshilluara

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe. Pas bllokimit për 9 ditë për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, tashmë lëvi...

16:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI