Flash

Lajçak takon sot Vuçiçin në Beograd, në fokus plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve

Lapsi.al 13 March 2023
Lajçak takon sot Vuçiçin në Beograd, në fokus

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak nis sot vizitën e tij në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e ardhshëm të liderit serb dhe atij të Kosovës, Albin Kurti në Ohër.

Në orën 14:30, Lajçak do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas qëndrimit dyditor në Prishtinë, ku ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe aktorë të tjerë politikë.

Fokusi i bisedimeve do të jetë udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Vuçiç dhe Kurti, sipas kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borej, ranë dakord më 27 shkurt në Bruksel.

Më 9 mars në Prishtinë, Lajçak tha se ka pasur një bisedë konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin për zbatimin e Marrëveshjes dhe ka shtuar se takimi i ka përmbushur pritjet e tij dhe se ai “e kupton mirë” se cilat janë pritshmëritë e Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak u shpreh gjithashtu se të dyja palët duhet të pajtohen për aneksin e zbatimit, sepse marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë juridikisht e detyrueshme pa të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI