Flash

Taksat tona për 1 grusht të pasurish

Lapsi.al 13 March 2023
Taksat tona për 1 grusht të pasurish

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë.

Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën.

Mimoza punonte edhe dy turne në ditë si banakiere për të përballuar jetesën.

Jetonte me qira dhe nuk i dilte.

Si mund t’i dalë rroga dikujt që paguhet me 350 mijë lekë në muaj apo qoftë edhe me 500 mijë?

Sa shkojnë dritat, uji, qiraja/kredia, buka, veshja, fatura e telefonit, administrimi i shkallës, taksat e bashkisë dhe taksat e shtetit?

Sa na shkojnë ne të gjithëve taksat? A dini që çdo vit vetëm nga taksa e konsumit të mallrave që blejmë (TVSH) paguajmë 1.6 miliard euro në vit?

A duhet që këto para të shkonin për shërbime ndaj nesh? Për shëndetësi, për rrugë me standarde, për parqe dhe kushte në shkolla e kopshte?

A shkojnë një pjesë e taksave tona për strehimin social? Po atëherë përse një e varfër si Mimoza dhe shumë të tjerë si ajo, jetojnë me qira? Përse bonuset e strehimit i marrin të afërmit e pushtetarëve dhe ata që kanë nga dy tre shtëpi?

A duhet që këto para të shkonin për pension social për gratë kryefamiljare? A duhet që ky pension të justifikonte të paktën minimumin jetik?

Paratë e taksave tona, nuk shkojnë për të varfrit, por për një grusht biznesmenësh e politikanësh që duan të pasurohen çdo ditë e më shumë.

Pasuritë natyrore të vendit janë shpërndarë sa në duart e grupeve kriminale, sa në të familjarëve të ministrave e deputetëve, e sa të biznesmenëve afër pushtetit.

Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji.

Shqipëria ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe çdo javë ka një bilanc me viktima të pafajshme sepse drejtësia nuk ka funksionuar.

Shqipëria ka qënë dhe është një vend që ata që udhëheqin mendojnë vetëm për rrethin e tyre dhe bizneseve afër tyre.

Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit. Sot po vidhet aq shumë sa rrezikohet që këta që po ndërtojnë biznese në kurriz të të varfërve të mos kenë nesër blerës dhe të falimentojnë dhe ata që po nxjerrin nga burgu kriminelet, rrezikojnë që nesër të hanë dhe ata ndonjë plumb.

Jemi bërë një vend i pashpresë! Prandaj po ikin njerzit, po lenë fëmijët vetëm nëpër botë të kërkojnë azil. Që të shpëtojnë nga ky vend. Nga ky vend ku dhe po të punosh nuk të del. Po edhe nëse arrin të mbash frymën gjallë, përfundon i vdekur nga padrejtësitë e sistemit.

Të këshilluara

Kronikë e një skandali të paralajmëruar

Dy TECt-et lundruese që janë ankoruar në gjirin e Vlorës që në fillim të shtatorit të vitit 2022 ende nuk prodhojnë energji elektrike edhe pse qeveria shqiptare...

12:03

Si duhet lexuar marrëveshja Kurti Vuçiç

Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizi...

10:57

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri...

14:41

Mos qeshni më me këta të vulës

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqës...

15:15

Kush po e varros opozitën?

Çështja McGonigal ka hedhur edhe një herë në qarkullim tezën se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për lëngatën politike të opozitës. Është ky i fundit që, në f...

11:50

Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: "E pranuan, por nuk e nënshkruan", tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrime...

10:48

Skandali i vërtetë McGonigal

Zhurma shurdhuese e opopzitës mbi çështjen McGonigal ka errësuar të vetmin skandal real që ka prodhuar deri tani kjo ngjarje. Bëhet fjalë për deklaratën e kryem...

10:36

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI