Flash

Jamie Lee Curtis fiton cmimin 'aktorja më e mirë' në Oscars 2023

Lapsi.al 13 March 2023
Jamie Lee Curtis fiton cmimin 'aktorja më e mirë' në

Jamie Lee Curtis fitoi Oscarin e saj të parë për aktoren më të mirë në rol dytësor . Kategoria përfshinte gjithashtu të nominuarit Angela Bassett (Black Panther: Wakanda Forever), Hong Chau (The Whale). Kerry Condon (The Banshees of Inisherin) dhe Stephanie Hsu. Pasi pranoi çmimin nga prezantuesit Ariana DeBose dhe Troy Kotsur, Curtis i tha audiencës në Teatrin Dolby të Los Anxhelosit se "duket sikur po qëndroj këtu vetëm, por nuk jam. Unë jam meqindra njerëz."

"Ne sapo fituam një Oscar," u shpreh aktorja  ndërsa bërtiste emrat e anëtarëve të ndryshëm të ekuipazhit, agjentëve të saj dhe bashkëshortit, Christopher Guest dhe dy vajzat e tyre, Annie dhe Ruby. "Për të gjithë njerëzit që kanë mbështetur filmat e zhanrit që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve, mijëra e qindra mijëra njerëz, sapo fituam një Oscar së bashku!" Curtis vazhdoi. "Dhe nëna ime dhe babai im ishin të dy të nominuar për Oscars në kategori të ndryshme," shtoi aktorja e Halloween, duke thirrur prindërit e saj Janet Leigh dhe Tony Curtis.

Muajin e kaluar, Jamie i tha PEOPLE se ajo kishte në plan të sillte me vete artikuj të veçantë në shfaqjen e çmimeve për t'u dhënë kolegëve të saj të nominuar. "Shpesh më pëlqen t'u sjell të gjithë të nominuarve në kategorinë time një top të artë me shkëlqim, të cilin ua shpërndaj të gjithëve, në mënyrë që [nëse] humbisni nuk do të shkosh në shtëpi duarbosh, "tha ajo. "Kështu që unë kam një çantë të mbushur me gjëra të rrumbullakëta ari për të gjithë njerëzit e mi dhe të gjithë miqtë e mi që janë nominuar dhe nuk kisha menduar për veten time dhe tani e kam."/Laps.al

Të këshilluara

Ribashkohen Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë ribashkuar sërish. Dyshja  u panë duke kaluar kohë së bashku me miqtë në seksionin VIP të festës vjetore të Darren Dzienci...

14:45

OSCAR 2023/ Lista e plotë e fituesve

Shumë yje të Hollywood u nderuan në ceremoninë e çmimeve "Oscars" këtë të dielë. "Everything, Everywhere, All at Once" kryesoi "Oscars" këtë vit duke marrë 7 çm...

09:49

Oscar 2023/ Lista e plotë e të nominuarve

Çmimet e Akademisë do të mbahen të dielën, sot më 12 mars. Shihni më poshtë listën e plotë të të nominuarve. FOTOGRAFIA MË E MIRË “All Quiet on the Wes...

21:59

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI